previous next

Amosi 5

1 Dëgjoni këtë fjalë, këtë vajtim që unë ngre mbi ju, o shtëpi e Izraelit.2 Virgjëresha e Izraelit ra dhe nuk do të ngrihet më; ajo rri shtrirë në tokën e vet dhe askush nuk e ngre.3 Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "Qyteti që dilte me njëmijë njerëz do të mbetet me njëqind, ndërsa ai që dilte me njëqind do të mbetet me dhjetë për shtëpinë e Izraelit".4 Sepse kështu thotë Zoti shtëpisë së Izraelit: "Më kërkoni dhe do të rroni,5 por mos kërkoni Bethelin, mos shkoni në Gilgal, mos vazhdoni deri në Beer-Sheba, sepse Gilgali do të shkojë me siguri në robëri dhe Betheli do të katandiset në asgjë.6 Kërkoni Zotin dhe do të rroni, që të mos shpërthejë si zjarr në shtëpinë e Jozefit dhe ta gllabërojë pa qenë në gjendje ta shuajë askush në Bethel.7 Ai braktis ata që e ndërrojnë ndershmërinë dhe drejtësinë në helm mbi tokë".8 Ai ka bërë Plejadat dhe Orionin, e kthen hijen e vdekjes në agim dhe e bën ditën të errët si nata; thërret ujërat e detit dhe i derdh mbi faqen e dheut: emri i tij është Zoti.9 Ata sjellin papritmas shkatërrimin mbi të fuqishmit, dhe kështu rrënimi u sulet fortesave.10 Ata e urrejnë atë që i qorton te porta dhe kanë neveri për ata që flasin me ndershmëri.11 Pastaj, duke qenë se keni shtypur të varfrin dhe kërkoni prej tij taksa në grurë, megjithëse keni ndërtuar shtëpi prej guri të palatuar, nuk do të banoni në to; keni mbjellë vreshta të mrekullueshme, por nuk do ta pini verën e tyre.12 Unë, pra, njoh sa të shumta janë shkeljet tuaja dhe sa të rënda janë mëkatet tuaja; ju shtypni të drejtin, pranoni dhurata dhe u bëni padrejtësi të varfërve në gjyq.13 Prandaj njeriu i matur në këtë kohë do të heshtë, sepse koha është e keqe.14 Kërkoni të mirën dhe jo të keqen, që të rroni, dhe kështu Zoti, Perëndia i ushtrive, do të jetë me ju, ashtu si thoni ju.15 Urreni të keqen, dashuroni të mirën dhe vendosni mirë drejtësinë në gjyq. Ndofta Zoti, Perëndia i ushtrive, do të tregojë dhemshurinë për ata që kanë mbetur nga Jozefi.16 Prandaj kështu thotë Zoti, Perëndia i ushtrive, Zoti: "Në të gjitha sheshet do të ketë vajtime dhe në të gjitha rrugët do të thonë: "Vaj medet, vaj medet!". Atëherë do të thërrasin bujkun të mbajë17 Në të gjitha vreshtat do të ketë vajtim, sepse unë do të kaloj në mes teje", thotë Zoti.18 Mjerë ju që dëshironi ditën e Zotit! Çfarë do të jetë vallë për ju dita e Zotit? Do të jetë një ditë terri dhe jo drite.19 Do të jetë ashtu si dikush që fugon para një luani dhe ndesh një ujk; ose hyn në shtëpi, e mbështet dorën mbi mur dhe një gjarpër e kafshon.20 Dita e Zotit a nuk është vallë terr dhe jo dritë, errësirë e madhe dhe pa asnjë shkëlqim?21 Unë i urrej, i përçmoj festat tuaja, nuk ndiej asnjë gëzim në mbledhjet tuaja solemne.22 Edhe sikur të më ofroni olokaustet tuaja dhe blatimet tuaja ushqimore, unë nuk do t'i pëlqej as do të shikoj me favor flijimet e falendërimit të kafshëve të majme.23 Largo nga unë zhurmën e këngëve të tua, sepse nuk dua të dëgjoj muzikën e harpave të tua.24 Por le të rrjedhë e drejta si uji dhe drejtësia si një burim i përhershëm uji.25 O shtëpi e Izraelit, më keni ofruar vallë flijime dhe blatime ushqimore në shkretëtrë për dyzet vjet me radhë?26 Ju keni mbartur gjithashtu Sikuthin, mbretin tuaj, dhe Kiunin, figurat tuaja, yllin e perëndive tuaja, që i keni bërë vetë.27 Prandaj unë do të bëj që të shkoni në robëri matanë Damaskut", thotë Zoti, emri i të cilit është Perëndia i ushtrive.

Amos 5

Chapter 5

A Call to Repentance

1 Listen, you people of Israel! Listen to this funeral song I am singing:
2 “The virgin Israel has fallen,
never to rise again!
She lies abandoned on the ground,
with no one to help her up.”

3 The Sovereign LORD says:
“When a city sends a thousand men to battle,
only a hundred will return.
When a town sends a hundred,
only ten will come back alive.”

4 Now this is what the LORD says to the family of Israel:
“Come back to me and live!
5 Don’t worship at the pagan altars at Bethel;
don’t go to the shrines at Gilgal or Beersheba.
For the people of Gilgal will be dragged off into exile,
and the people of Bethel will be reduced to nothing.”
6 Come back to the LORD and live!
Otherwise, he will roar through Israelt like a fire,
devouring you completely.
Your gods in Bethel
won’t be able to quench the flames.
7 You twist justice, making it a bitter pill for the oppressed.
You treat the righteous like dirt.
8 It is the LORD who created the stars,
the Pleiades and Orion.
He turns darkness into morning
and day into night.
He draws up water from the oceans
and pours it down as rain on the land.
The LORD is his name!
9 With blinding speed and power he destroys the strong,
crushing all their defenses.
10 How you hate honest judges!
How you despise people who tell the truth!
11 You trample the poor,
stealing their grain through taxes and unfair rent.
Therefore, though you build beautiful stone houses,
you will never live in them.
Though you plant lush vineyards,
you will never drink wine from them.
12 For I know the vast number of your sins
and the depth of your rebellions.
You oppress good people by taking bribes
and deprive the poor of justice in the courts.
13 So those who are smart keep their mouths shut,
for it is an evil time.
14 Do what is good and run from evil
so that you may live!
Then the LORD God of Heaven’s Armies will be your helper,
just as you have claimed.
15 Hate evil and love what is good;
turn your courts into true halls of justice.
Perhaps even yet the LORD God of Heaven’s Armies
will have mercy on the remnant of his people.t

16 Therefore, this is what the Lord, the LORD God of Heaven’s Armies, says:
“There will be crying in all the public squares
and mourning in every street.
Call for the farmers to weep with you,
and summon professional mourners to wail.
17 There will be wailing in every vineyard,
for I will destroy them all,”
says the LORD.

Warning of Coming Judgment

18 What sorrow awaits you who say,
“If only the day of the LORD were here!”
You have no idea what you are wishing for.
That day will bring darkness, not light.
19 In that day you will be like a man who runs from a lion—
only to meet a bear.
Escaping from the bear, he leans his hand against a wall in his house—
and he’s bitten by a snake.
20 Yes, the day of the LORD will be dark and hopeless,
without a ray of joy or hope.
21 “I hate all your show and pretense—
the hypocrisy of your religious festivals and solemn assemblies.
22 I will not accept your burnt offerings and grain offerings.
I won’t even notice all your choice peace offerings.
23 Away with your noisy hymns of praise!
I will not listen to the music of your harps.
24 Instead, I want to see a mighty flood of justice,
an endless river of righteous living.
25 “Was it to me you were bringing sacrifices and offerings during the forty years in the wilderness, Israel?26 No, you served your pagan gods—Sakkuth your king god and Kaiwan your star god—the images you made for yourselves.

27 So I will send you into exile, to a land east of Damascus,t” says the LORD, whose name is the God of Heaven’s Armies.