Kolosianëve 3
1 Kini në mend gjërat që janë atje lart, jo ato që janë mbi tokë,2 sepse ju keni vdekur dhe jeta juaj është fshehur bashkë me Krishtin në Perëndinë.3 Kur të shfaqet Krishti, jeta jonë, atëherë edhe ju do të shfaqeni në lavdi bashkë me të.4 Bëni, pra, të vdesin gjymtyrët tuaja që janë mbi tokë: kurvërinë, ndyrësinë, pasionet, dëshirat e këqija dhe lakminë, që është idhujtari;5 për këto gjëra zemërimi i Perëndisë vjen përmbi bijtë e mosbindjes,6 midis të cilëve dikur ecët edhe ju, kur rronit në to.7 Por tani hiqni edhe ju të gjitha këto gjëra: zemërim, zemëratë, ligësi, e mos të dalë sharje e asnjë e folur e pandershme nga goja juaj.8 Mos gënjeni njeri tjetrin, sepse ju e zhveshët njeriun e vjetër me veprat e tij,9 edhe veshët njeriun e ri, që përtërihet në njohurinë sipas shëmbullit të atij që e krijoi.10 Këtu nuk ka më Grek e Jud, rrethprerje dhe parrethprerje, Barbar e Skithas, shërbëtor e i lirë, por Krishti është gjithçka dhe në të gjithë.11 Vishuni, pra, si të zgjedhur të Perëndisë, shenjtorë dhe të dashur, me dhembshuri të brendshme, mirësinë, përulësinë, zemërbutësinë dhe me durimin,12 duke duruar njeri tjetrin dhe duke falur njeri tjetrin, nëqoftëse dikush ankohet kundër një tjetri; dhe sikundër Krishti ju ka falur, ashtu bëni edhe ju.13 Dhe, përmbi të gjitha këto gjëra, vishni dashurinë, që është lidhja e përsosmërisë.14 Dhe paqja e Perëndisë, për të cilin ju u thirrët në një trup të vetëm, të mbretërojë në zemrat tuaja; dhe jini mirënjohës!15 Fjala e Krishtit banoftë në ju me begatinë e vet; në çdo dituri, mësoni dhe këshilloni njeri tjetrin me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar Zotit me hir në zemrat tuaja!16 Dhe çdo gjë që të bëni, me fjalë a me vepër, t'i bëni në emër të Zotit Jezus, duke e falënderuar Perëndinë Atë nëpërmjet tij.17 Ju bashkëshorte, jini të nënshtruara bashkëshortëve tuaj, ashtu si ka hije në Zotin.18 Ju bashkëshortë, duaini bashkëshortet tuaja dhe mos u bëni të ashpër ndaj tyre.19 Ju bij, binduni prindërve në çdo gjë, sepse kjo është e pranueshme për Zotin.20 Ju etër, mos provokoni për zemërim bijtë tuaj, që të mos i lëshojë zemra.21 Ju shërbëtorë, binduni në çdo gjë zotërinjve tuaj sipas mishit, duke u shërbyer jo vetëm kur ju shohin, sikurse të doni t'u pëlqeni njerëzve, por me thjeshtësinë e zemrës, duke druajtur Perëndinë.22 Dhe çdo gjë që të bëni, ta bëni me dëshirë të mirë, si për Zotin dhe jo për njerëzit,23 duke ditur se nga Zoti do të merrni shpërblimin e trashëgimisë, sepse ju i shërbeni Krishtit, Zotit.24 Por ai që punon padrejtësisht do të marrë shpagimin për gjëra të padrejta që ka bërë, dhe nuk do të ketë anësi për asnjë.25 Zotërinj, bëni ç'është e drejtë dhe arsyeshme ndaj shërbëtorëve, duke ditur se edhe ju keni një Zotëri në qiejt.
Colossians 3
1 Therefore, if you be risen with Christ, seek the things that are above; where Christ is sitting at the right hand of God:2 Mind the things that are above, not the things that are upon the earth.3 For you are dead; and your life is hid with Christ in God.4 When Christ shall appear, who is your life, then you also shall appear with him in glory.5 Mortify therefore your members which are upon the earth; fornication, uncleanness, lust, evil concupiscence, and covetousness, which is the service of idols.6 For which things the wrath of God cometh upon the children of unbelief,7 In which you also walked some time, when you lived in them.8 But now put you also all away: anger, indignation, malice, blasphemy, filthy speech out of your mouth.9 Lie not one to another: stripping yourselves of the old man with his deeds,10 And putting on the new, him who is renewed unto knowledge, according to the image of him that created him.11 Where there is neither Gentile nor Jew, circumcision nor uncircumcision, Barbarian nor Scythian, bond nor free. But Christ is all, and in all.12 Put ye on therefore, as the elect of God, holy, and beloved, the bowels of mercy, benignity, humility, modesty, patience:13 Bearing with one another, and forgiving one another, if any have a complaint against another: even as the Lord hath forgiven you, so do you also.14 But above all these things have charity, which is the bond of perfection:15 And let the peace of Christ rejoice in your hearts, wherein also you are called in one body: and be ye thankful.16 Let the word of Christ dwell in you abundantly, in all wisdom: teaching and admonishing one another in psalms, hymns, and spiritual canticles, singing in grace in your hearts to God.17 All whatsoever you do in word or in work, do all in the name of the Lord Jesus Christ, giving thanks to God and the Father by him.18 Wives, be subject to your husbands, as it behoveth in the Lord.19 Husbands, love your wives, and be not bitter towards them.20 Children, obey your parents in all things: for this is well pleasing to the Lord.21 Fathers, provoke not your children to indignation, lest they be discouraged.22 Servants, obey in all things your masters according to the flesh, not serving to the eye, as pleasing men, but in simplicity of heart, fearing God.23 Whatsoever you do, do it from the heart, as to the Lord, and not to men:24 Knowing that you shall receive of the Lord the reward of inheritance. Serve ye the Lord Christ.25 For he that doth wrong, shall receive for that which he hath done wrongfully: and there is no respect of persons with God.