previous next

Efesianëve 2

1 në të cilat keni ecur dikur, sipas ecjës së kësaj bote, sipas prijësit të pushtetit të erës, sipas frymës që vepron tani në bijtë e mosbindjes,2 ndërmjet të cilëve edhe ne dikur jetuam në lakmitë e mishit tonë duke i plotësuar dëshirat e mishit dhe të mendjes, dhe ishim prej natyre bij të zemërimit, ashtu si edhe të tjerët.3 Por Perëndia, që është i pasur në mëshirë, për shkak të dashurisë së tij të madhe me të cilën na deshi,4 edhe atëherë kur ishim të vdekur në faje, na dha jetë me Krishtin (ju jeni të shpëtuar me anë të hirit),5 edhe na ringjalli me të, dhe me të na vuri të rrimë në vendet qiellore në Krishtin Jezus,6 për të treguar në epokat që do të vijnë pasurinë e pamasë të hirit të tij, me anë të mirësisë ndaj nesh në Krishtin Jezus.7 Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë,8 jo nga vepra, që të mos mburret askush.9 Ne në fakt jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to.10 Prandaj kujtohuni se dikur ju johebrenj në mish, të quajtur të parrethprerë nga ata që e quajnë veten të rrethprerë, sepse të tillë u bënë në mish, nga dora e njeriut,11 ishit në atë kohë pa Krishtin, të huaj në qytetërinë e Izraelit dhe të huaj për besëlidhjen e premtimit, pa pasur shpresë dhe duke qënë pa Perëndi në botë.12 Por tani, në Krishtin Jezus, ju që dikur ishit larg, u afruat me anë të gjakut të Krishtit.13 Ai në fakt, është paqja jonë, ai që ka bërë nga të dy popujt një dhe ka shembur murin e ndarjes,14 duke e prishur armiqësinë në mishin e tij, ligjin e urdhërimeve të përftuar nga porosi, për të krijuar në vetvete nga dy një njeri të ri, duke bërë paqen,15 dhe për t'i pajtuar të dy me Perëndinë në një trup të vetëm me anë të kryqit, mbasi vrau armiqësinë në vetvete.16 Dhe ai erdhi për t'ju shpallur paqen, juve që ishit larg dhe atyre që ishin afër,17 sepse përmes tij që të dy kemi hyrje tek Ati nëpër një Frymë të vetme.18 Ju, pra, nuk jeni më të huaj, as bujtës, por bashkëqytetarë të shenjtorëve dhe pjestarë të familjes së Perëndisë,19 të ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke qënë Jezu Krishti vetë guri i qoshes,20 mbi të cilin gjithë ndërtesa, e lidhur mirë, rritet për të qenë një tempull i shenjtë në Zotin,21 në të cilin edhe ju jeni bashkëndërtuar për të qenë një banesë e Perëndisë në Frymë.22 Për këtë arsye unë, Pali, jam i burgosuri i Jezu Krishtit për ju johebrenjtë,

Ephesians 2

1 And you, when you were dead in your offences, and sins,2 Wherein in time past you walked according to the course of this world, according to the prince of the power of this air, of the spirit that now worketh on the children of unbelief:3 In which also we all conversed in time past, in the desires of our flesh, fulfilling the will of the flesh and of our thoughts, and were by nature children of wrath, even as the rest:4 But God, (who is rich in mercy,) for his exceeding charity wherewith he loved us,5 Even when we were dead in sins, hath quickened us together in Christ, (by whose grace you are saved,)6 And hath raised us up together, and hath made us sit together in the heavenly places, through Christ Jesus.7 That he might shew in the ages to come the abundant riches of his grace, in his bounty towards us in Christ Jesus.8 For by grace you are saved through faith, and that not of yourselves, for it is the gift of God;9 Not of works, that no man may glory.10 For we are his workmanship, created in Christ Jesus in good works, which God hath prepared that we should walk in them.11 For which cause be mindful that you, being heretofore Gentiles in the flesh, who are called uncircumcision by that which is called circumcision in the flesh, made by hands;12 That you were at that time without Christ, being aliens from the conversation of Israel, and strangers to the testament, having no hope of the promise, and without God in this world.13 But now in Christ Jesus, you, who some time were afar off, are made nigh by the blood of Christ.14 For he is our peace, who hath made both one, and breaking down the middle wall of partition, the enmities in his flesh:15 Making void the law of commandments contained in decrees; that he might make the two in himself into one new man, making peace;16 And might reconcile both to God in one body by the cross, killing the enmities in himself.17 And coming, he preached peace to you that were afar off, and peace to them that were nigh.18 For by him we have access both in one Spirit to the Father.19 Now therefore you are no more strangers and foreigners; but you are fellow citizens with the saints, and the domestics of God,20 Built upon the foundation of the apostles and prophets, Jesus Christ himself being the chief corner stone:21 In whom all the building, being framed together, groweth up into an holy temple in the Lord.22 In whom you also are built together into an habitation of God in the Spirit.