Marku 3
1 Pastaj ai hyri përsëri në sinagogë dhe aty ishte një njeri që kishte një dorë të tharë.2 Dhe ata po e ruanin në se do ta shëronte në ditën e së shtunës, që pastaj ta paditnin.3 Dhe ai i tha njeriut që e kishte dorën të tharë: ''Çohu në mes të të gjithëve!''.4 Dhe u tha atyre: ''A është e lejueshme ditën e së shtunës të bësh të mirë apo të keqe, të shpëtosh një jetë apo ta vrasësh?''. Por ata heshtnin.5 Atëherë ai, si i shikoi rreth e qark me zemërim, i hidhëruar për ngurtësinë e zemrës së tyre, i tha atij njeriu: ''Shtrije dorën tënde!''. Ai e shtriu, dhe dora e tij u shëndosh përsëri si tjetra.6 Dhe farisenjtë dolën jashtë e menjëherë bënin këshill bashkë me herodianët kundër tij, se si ta vrasin.7 Por Jezusi me dishepujt e vet u tërhoq drejt detit; dhe një turmë e madhe nga Galilea i ndoqi; edhe nga Judea;8 dhe nga Jeruzalemi, nga Idumea, nga përtej Jordanit; gjithashtu një turmë e madhe nga rrethinat Etiros dhe të Sidonit, kur dëgjoi gjërat e medha që ai bënte, erdhi tek ai.9 Atëherë ai u tha dishepujve të tij të kenë gjithnjë gati një barkë, që populli mos e shtynte.10 Sepse ai kishte shëruar shumë veta, të gjithë që kishin sëmundje dyndeshin rreth tij që ta preknin.11 Dhe frymërat e ndyrë, kur e shihnin, binin përmbys para tij dhe bërtitnin, duke thënë: ''Ti je Biri i Perëndisë!''.12 Por ai i qortoi rreptësisht që të mos thonin se kush ishte ai.13 Pastaj ai u ngjit në mal dhe thirri pranë vetes ata që deshi. Dhe ata erdhën tek ai.14 Dhe ai i caktoi dymbëdhjetë që të rrinin me të dhe që mund t'i dërgonte të predikojnë,15 dhe të kishin pushtet të shëronin sëmundjet dhe të dëbonin demonët.16 Ata ishin: Simoni, të cilit ia vuri emrin Pjetër;17 Jakobi, bir i Zebedeut, dhe Gjoni, vë-llai i Jakobit, të cilave ua vuri emrin Boanerges, që do të thotë: "Bij të bubullimës";18 Andrea, Filipi, Bartolomeu, Mateu, Thomai, Jakobi i Alfeut, Tadeu, Simon Kananeasi,19 dhe Juda Iskarioti, i cili më pas e tradhëtoi.20 Pastaj hynë në një shtëpi. Dhe u mblodh përsëri një turmë aq e madhe, sa që as bukë s'mund të hanin.21 Dhe kur të afërmit e tij e morën vesh, shkuan ta marrin atë, sepse flitej: ''Nuk është në vete''.22 Kurse skribët, që kishin zbritur nga Jeruzalemi, thoshnin: ''Ai e ka Beelzebubin dhe i dëbon demonët me princin e demonëve''.23 Por ai i thirri pranë vetes dhe u foli me anë të shëmbëlltyrave: ''Si mund Satanai të dëbojë Satananë?24 Në qoftë se një mbretëri është përçarë kundër vetvetes, ajo mbretëri nuk mund të qëndrojë.25 Dhe në qoftë se një shtëpi përçahet kundër vetvetes, ajo shtëpi nuk mund të qëndrojë.26 Kështu, në se Satanai ngrihet kundër vetvetes dhe është përçarë, nuk mbahet dot, por i erdhi fundi!27 Askush nuk mund të hyjë në shtëpinë e njeriut të fortë dhe t'ia grabitë pasuritë e tij, pa e lidhur më parë njeriun e fortë; vetëm atëherë mund t'ia plaçkitë shtëpinë.28 Në të vërtetë po ju them se bijve të njerëzve do t'u falet çfarëdo mëkat dhe çdo blasfemi që do të thonë;29 po për atë që do të blasfemojë kundër Frymës së Shenjtë nuk do të ketë falje përjetë; ai është fajtor për dënim të përjetshëm''.30 Sepse ata thoshnin: ''Ai ka një frymë të ndyrë!''.31 Ndërkaq erdhën vëllezërit e tij dhe e ëma dhe, si ndaluan përjashta, dërguan ta thërrasin.32 Turma ishte ulur përreth tij; dhe i thanë: ''Ja, nëna jote dhe vëllezërit e tu janë përjashta dhe po të kërkojnë''.33 Por ai u përgjigj atyre duke thënë: ''Kush është nëna ime, ose vëllezërit e mi?''.34 Pastaj duke vështruar rreth e qark mbi ata që ishin ulur rreth tij, tha: ''Ja nëna ime dhe vëllezërit e mi!35 Sepse kushdo që bën vullnetin e Perëndisë, ai është vëllai im, motra ime dhe nëna!''.
Mark 3
1 AND he entered again into the synagogue, and there was a man there who had a withered hand.2 And they watched him whether he would heal on the sabbath days; that they might accuse him.3 And he said to the man who had the withered hand: Stand up in the midst.4 And he saith to them: Is it lawful to do good on the sabbath days, or to do evil? to save life, or to destroy? But they held their peace.5 And looking round about on them with anger, being grieved for the blindness of their hearts, he saith to the man: Stretch forth thy hand. And he stretched it forth: and his hand was restored unto him.6 And the Pharisees going out, immediately made a consultation with the Herodians against him, how they might destroy him.7 But Jesus retired with his disciples to the sea; and a great multitude followed him from Galilee and Judea,8 And from Jerusalem, and from Idumea, and from beyond the Jordan. And they about Tyre and Sidon, a great multitude, hearing the things which he did, came to him.9 And he spoke to his disciples that a small ship should wait on him because of the multitude, lest they should throng him.10 For he healed many, so that they pressed upon him for to touch him, as many as had evils.11 And the unclean spirits, when they saw him, fell down before him: and they cried, saying:12 Thou art the Son of God. And he strictly charged them that they should not make him known.13 And going up into a mountain, he called unto him whom he would himself: and they came to him.14 And he made that twelve should be with him, and that he might send them to preach.15 And he gave them power to heal sicknesses, and to cast out devils.16 And to Simon he gave the name Peter:17 And James the son of Zebedee, and John the brother of James; and he named them Boanerges, which is, The sons of thunder:18 And Andrew and Philip, and Bartholomew and Matthew, and Thomas and James of Alpheus, and Thaddeus, and Simon the Cananean:19 And Judas Iscariot, who also betrayed him.20 And they come to a house, and the multitude cometh together again, so that they could not so much as eat bread.21 And when his friends had heard of it, they went out to lay hold on him. For they said: He is become mad.22 And the scribes who were come down from Jerusalem, said: He hath Beelzebub, and by the prince of devils he casteth out devils.23 And after he had called them together, he said to them in parables: How can Satan cast out Satan?24 And if a kingdom be divided against itself, that kingdom cannot stand.25 And if a house be divided against itself, that house cannot stand.26 And if Satan be risen up against himself, he is divided, and cannot stand, but hath an end.27 No man can enter into the house of a strong man and rob him of his goods, unless he first bind the strong man, and then shall he plunder his house.28 Amen I say to you, that all sins shall be forgiven unto the sons of men, and the blasphemies wherewith they shall blaspheme:29 But he that shall blaspheme against the Holy Ghost, shall never have forgiveness, but shall be guilty of an everlasting sin.30 Because they said: He hath an unclean spirit.31 And his mother and his bretheren came; and standing without, sent unto him, calling him.32 And the multitude sat about him; and they say to him: Behold thy mother and thy brethren without seek for thee.33 And answering them, he said: Who is my mother and my brethren?34 And looking round about on them who sat about him, he saith: Behold my mother and my brethren.35 For whosoever shall do the will of God, he is my brother, and my sister, and mother.