previous next

Zbulesa 20

1 Dhe pashë një engjëll që zbriste nga qielli, duke pasur çelësin e humnerës, dhe një zinxhir të madh në dorë.2 Ai e kapi dragoin, gjarpërin e lashtë, që është djalli dhe Satani, dhe e lidhi për një mijë vjet,3 dhe e hodhi atë në humnerë, dhe e mbylli atë dhe vulosi mbi të, që të mos i mashtrojë më kombet, deri sa të mbushen një mijë vjet; dhe pas këtyre ai duhet zgjidhur për pak kohë.4 Dhe pashë frone, dhe ata u ulën mbi to dhe atyre iu dha pushteti që të gjykojnë edhe pashë shpirtrat e atyre që u ishin prerë kokat për dëshminë e Jezusit dhe për fjalën e Perëndisë, dhe të cilët nuk e kishin adhuruar bishën, dhe as figurën e saj dhe nuk kishin marrë damkë mbi ballin e tyre dhe në duart e tyre. Këta u kthyen në jetë e mbretëruan me Krishtin për një mijë vjet.5 Por të vdekurit e tjerë nuk u kthyen në jetë deri sa të mbusheshin një mijë vjet. Kjo është ringjallja e parë.6 I lum dhe i shenjtë është ai që ka pjesë në ringjalljen e parë. Mbi ata vdekja e dytë nuk ka pushtet, por ata do të jenë priftërinj të Perëndisë dhe të Krishtit dhe do të mbretërojnë me të një mijë vjet.7 Dhe kur të kryhen të një mijë vjetët, Satani do të zgjidhet nga burgu i tij,8 dhe do të dalë të mashtrojë kombet që janë në të katër anët e dheut, Gogun e Magogun, që t'i mbledhë ata për luftë; numri i tyre do të jetë si rëra e detit.9 Dhe ata do të lëvizin në të gjithë sipërfaqen e dheut dhe do ta rrethojnë fushën e shenjtorëve dhe qytetin e dashur. Por nga qielli do të zbresë zjarr, i dërguar nga Perëndia, dhe do t'i përpijë.10 Atëherë djallin që i kishte mashtruar, do ta hedhin në liqenin e zjarrit e të squfurit, ku janë bisha dhe profeti i rremë; dhe do të mundohen ditë e natë në shekuj të shekujve.11 Pastaj pashë një fron të madh të bardhë dhe atë që ulej mbi të, nga prania e të cilit iku dheu dhe qielli, dhe nuk u gjet vënd për ata.12 Dhe pashë të vdekurit, të mëdhenj e të vegjël, që rrinin në këmbë përpara Perëndisë, edhe librat u hapën; dhe u hap një libër tjetër, që është libri i jetës; dhe të vdekurit u gjykuan në bazë të gjërave të shkruara në libra, sipas veprave të tyre.13 Dhe deti i dorëzoi të vdekurit që ishin në të, dhe vdekja dhe Hadesi dorëzuan të vdekurit që ishin në ta; dhe ata u gjykuan secili sipas veprave të veta.14 Pastaj vdekja dhe Hadesi u flakën në liqenin e zjarrit. Kjo është vdekja e dytë.15 Dhe, nëse ndokush nuk u gjet i shkruar në librin e jetës, u flak në liqenin e zjarrit.

Revelation 20

1 And I saw an angel coming down from heaven, having the key of the bottomless pit, and a great chain in his hand.2 And he laid hold on the dragon the old serpent, which is the devil and Satan, and bound him for a thousand years.3 And he cast him into the bottomless pit, and shut him up, and set a seal upon him, that he should no more seduce the nations, till the thousand years be finished. And after that, he must be loosed a little time.4 And I saw seats; and they sat upon them; and judgment was given unto them; and the souls of them that were beheaded for the testimony of Jesus, and for the word of God, and who had not adored the beast nor his image, nor received his character on their foreheads, or in their hands; and they lived and reigned with Christ a thousand years.5 The rest of the dead lived not, till the thousand years were finished. This is the first resurrection.6 Blessed and holy is he that hath part in the first resurrection. In these the second death hath no power; but they shall be priests of God and of Christ; and shall reign with him a thousand years.7 And when the thousand years shall be finished, Satan shall be loosed out of his prison, and shall go forth, and seduce the nations, which are over the four quarters of the earth, Gog, and Magog, and shall gather them together to battle, the number of whom is as the sand of the sea.8 And they came upon the breadth of the earth, and encompassed the camp of the saints, and the beloved city.9 And there came down fire from God out of heaven, and devoured them; and the devil, who seduced them, was cast into the pool of fire and brimstone, where both the beast10 And the false prophet shall be tormented day and night for ever and ever.11 And I saw a great white throne, and one sitting upon it, from whose face the earth and heaven fled away, and there was no place found for them.12 And I saw the dead, great and small, standing in the presence of the throne, and the books were opened; and another book was opened, which is the book of life; and the dead were judged by those things which were written in the books, according to their works.13 And the sea gave up the dead that were in it, and death and hell gave up their dead that were in them; and they were judged every one according to their works.14 And hell and death were cast into the pool of fire. This is the second death.15 And whosoever was not found written in the book of life, was cast into the pool of fire.